Projektet praktike bashkojnë mendjet krijuese

Data e Publikimit 06 Prill 2020

Sandra dhe Nikolla, nxënës të gjimnazit “Gjimnazija” në Kamenicë, janë dy nga shumë nxënës që kanë përdorur rregullisht hapësirën krijuese. Të bashkuar përmes klubeve pas shkollës, shumë nga nxënësit e shkollës kanë punuar në projekte të ndryshme. Disa nga këto projekte ishin të brendshme dhe të tjera ishin aktivitete apo gara të organizuara nga organizata të tjera. Kohët e fundit, së bashku me një grup nxënësish të tjerë, ata vendosën të garojnë në "Sfidën e Dizajnit 2020", të organizuar nga Programi ‘’Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt’’ në bashkëpunim me Fondacionin IPKO, gjatë të cilës ata hartuan dhe ndërtuan një lagështues ajri. Kur u intervistuan, ata thanë që të gjithë nxënësit duhet të shfrytëzojnë rastin të marrin pjesë në gara të tilla sepse besojnë se do të jenë më të motivuar për të punuar në ekip dhe se gjithashtu do të kenë mundësi për të shfrytëzuar kreativitetin e tyre.

‘’Hapësira krijuese ka qenë ndihmë e madhe! Nëse ne nuk do t’i kishim të gjitha pajisjet e nevojshme, nuk do të ishim në gjendje të krijonim pajisjen për matjen e lageshtisë së ajrit ose të punonim bashkë’’ tha Sandra.

‘’Kam kuptuar se puna në grup sjell rezultate më të mira, sepse menaxhimi i projektit është më i lehtë kur të gjithë ne jemi përgjegjës për detyra të caktuara, por duke punuar për një qëllim dhe kjo sjellë rezultat pozitive dhe më të shpejta’’ shtoi Nikolla.

Gjatë prezantimit të pajisjes për rregullimin e lagështisë së ajrit. Shkurt 2020


Nikolla kënaqet kur e kalon kohën duke bashkëpunuar me shoqërinë e tij. Jo vetëm sepse ai mund të krijojë gjëra të ndryshme me ta, por edhe sepse beson se kjo do të lehtësojë qasjen e tyre në tregun e punës pasi ata e tashmë kuptojnë rëndësinë e punës në ekip. Që nga fillimi i partneritetit të shkollës me Programin, Nikolla u frymëzua të anëtarësohej në klubin e karrierës sepse donte të zhvillonte më tej shkathtësitë e tij ndërpersonale. Përkushtimi dhe puna e palodhshme e Nikollës bëri që ai të bëhej kryetar i klubit të karrierës.

Përveç entuziazmit të saj për dizajn Sandra ishte e prirur të shfrytëzonte mundësinë e përfitimit të punës praktike. Kohët e fundit ajo iu bashkua “KRIK”, një OJQ në Kamenicë, si praktikante. Sandra tha se mësoi shumë duke punuar përkrah kolegëve të saj dhe zbuloi se i pëlqente të kalonte kohën e saj në ambientin e punës. Ajo tha se mësoi shumë gjëra gjatë praktikës; por theksoi atë që ajo ndjeu se ishte mësimi më i rëndësishëm:

‘’Gjëja më e rëndësishme është të jesh kreative, të kesh ide se si të krijosh diçka dhe të jesh në gjendje të ndash ato ide me mendje të tjera kreative!’’ tha Sandra.